Edhe Kepa në planet e Realit

Real Madridi ka vendosur që të angazhohet për transferimin e portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga.

Ky interesim vjen pasi që madrilenët e kanë shumë të vështirë të arrijnë një marrëveshje me gardianin e Manchester Unitedit, David de Gea.

24-vjeçari, i cili i është bashkuar Chelseat nga Atheltico Bilbao, për 83.7 milionë euro, duket se nuk i ka punët mirë me drejtuesit e klubit pas mosmarrëveshjes me trajnerin gjatë ndeshjes në Carabaco Cup.

Ndërkaq, objektivi kryesor i Realit – De Gea – konsiderohet tepër i shtrenjtë në një vlerë prej 116 milionë eurosh, prandaj klubi spanjoll po shqyrton opsione të tjera.

Theksojmë që pikërisht nga Chelsea, Los Blancos e transferuan Thibaut Courtois në edicionin e kaluar.