Detaji pa të cilin shumë rrallë shihet zonja e parë e SHBA, Melania Trump

Melania Trump është gruaja e dytë e Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Ata janë familja më e përfolur në botë dhe jo për të mirë.

Presidenti i SHBA po akuzohet vazhdimisht për udhëheqjen jo të mirë të shtetit të madh ndërsa edhe për stilin e jetesës.

E bashkëshortja e tij gjithashtu është në qendër të vëmendjes sidomos për dukjen dhe stilin e saj, përcjell Gazeta Express.

Melania Trump është kritikuar për një gjë gjithmonë, që nuk i heq asnjëherë syzet e diellit.

Ajo i mban ato gjatë ditës e madje dhe gjatë daljeve në mbrëmje, e megjithëse është kritikuar për këtë gjë ajo nuk po e ndal këtë ‘ves’.

Tashmë ky detaj edhe i është fiksuar stilit të zonjës së parë.

Ish-modelja kujdeset që gjithmonë të zgjedhë syze të duhura , ndërsa më të preferuarat i ka ato me korniza katrore që i mbulojnë gati gjithë fytyrën, e zakonisht zgjedhë ato të firmës Gucci ose Dolce&Gabbana.

Sidoqoftë, një herë gjatë një udhëtimi në Puerto Rico, ajo ka frustruar shumë njerëz pasi nuk ka dashur t’i heqë syzet derisa ka folur me viktima të uraganit